Tokio, një nga metropolët më të populluar, është njëkohësisht edhe një prej më të zhvilluarve, më të pastërve dhe më të sigurtëve në botë.
Një rol kyç për këtë luan qeverisja vendore, e drejtuar prej rreth një dekade nga Guvernatorja Koike.
Gjatë pritjes së fillimvitit të organizuar prej saj, Ambasadori Ermal Muça pati kënaqësinë të bashkëbisedojë miqësisht me znj. Koike dhe me zyrtarë të tjerë të lartë mbi perspektivat e bashkëpunimit tonë në vijimësi.



