Ambasadori Ermal Muça pati rastin të takohet dhe të bisedojë me z. Tsutsui, Kryetar i Federatës së Bizneseve të Japonisë, z. Yamaguchi, Kryetar i Shoqatës së Drejtuesve Ekzekutivë të Korporatave dhe z. Kobayashi, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, si edhe të pranishëm të tjerë, gjatë pritjes së fillim vitit të organizuar prej tyre.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet pozitive në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar gjatë vitit të kaluar, si edhe shprehën vullnetin për vijimin e komunikimit në funksion të mbështetjes së iniciativave në vijim.



