Me një histori 60-vjeçare, Matsuya Foods Holdings është ndër kompanitë kryesore të industrisë ushqimore në Japoni, me 1365 restorante, përfshirë 739 në Tokio. Ambasadori Ermal Muça dhe Konsullja e Nderit Kyoko Spector u takuan me ekipin menaxhues të kompanisë Matsuya për të diskutuar mënyrat për të prezantuar kuzhinën dhe produktet shqiptare përmes rrjetit të tyre, duke e sjellë Shqipërinë më afër konsumatorëve japonezë.



