Takim i frytshëm me z. Satoshi Shibazaki, President i kompanisë Global, një prej agjencive turistike me shtrirje në rajone të ndryshme të botës, e cila së fundmi ka përfshirë në rrjetin e saj edhe vendin tonë, duke organizuar ture për turistët japonezë.
Biseduam mbi fluksin e vizitorëve të huaj dhe interesin në rritje për Shqipërinë, potencialin që ofron vendi ynë në fushën e turizmit, si edhe mbi atraksionet turistike, arkeologjike e kulturore, përfshirë pasuritë e mbrojtura nga UNESCO, kulinarinë e larmishme dhe vlerat që pasqyrojnë shpirtin mikpritës të shqiptarëve.
Shprehëm gatishmërinë tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së këtyre tureve, të cilët, krahas të tjerave, kontribuojnë për zgjerimin e njohjes reciproke dhe forcimin e lidhjeve miqësore ndërmjet njerëzve në të dy vendet.



