Prej më shumë se një çerek shekulli, z. Neat Mashkuli ka ngritur dhe menaxhon me sukses sipërmarrjen e tij në Nagoya, përfshirë një rrjet të gjerë funksional furnizimi, duke u renditur ndër biznesmenët e mirënjohur të qytetit. Së bashku me ekipin e tij, ai përfaqëson një mbështetje të fortë për çdo shqiptar që jeton apo studion në këtë rajon, duke u bërë një vatër e gjallë e mikpritjes dhe e ruajtjes së traditave shqiptare. Largësia fizike ndër vite nga vendlindja, jo vetëm që nuk e ka zbehur lidhjen e tyre me Dibrën në të dy anët e kufirit, por e ka forcuar edhe më shumë dashurinë dhe përkushtimin ndaj trojeve shqiptare. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, Nehat, Kreshnik, Aldior dhe Verda! Biseda plot pasion për Shqipërinë dhe Japoninë, si edhe idetë e shkëmbyera për forcimin e lidhjeve tregtare dhe promovimin e kulturës e traditave tona ishin vërtetë frymëzuese.



