Më 11 mars shënohet 15-vjetori i tërmetit dhe cunamit pasues shkatërrues që goditën Japoninë Lindore. Me këtë rast, Ambasadori Muça dhe bashkëshortja e tij morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Prefektura e Fukushimës, me praninë e shumë personaliteteve, përfshirë edhe Kryeministren e Japonisë, për të bërë homazhe në nderim të viktimave të shumta dhe të gjithë atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ky rast ofroi gjithashtu një mundësi e mirë për të reflektuar mbi forcën, qëndrueshmërinë dhe solidaritetin e komunitetit vendas, si edhe mbi vendosmërinë drejt rimëkëmbjes së plotë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme.



