Ambasadori Ermal Muça vizitoi Universitetin Keio në Tokio, ku u njoh me historinë e institucionit, profilin akademik dhe kontributet e tij në sferat akademike, shkencore dhe shoqërore, me theks të veçantë në edukimin e brezave të ardhshëm, përfshirë studentët ndërkombëtarë. Gjatë takimit me Presidentin Itoh dhe anëtarët e ekipit drejtues të universitetit, diskutimet u përqendruan te fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe iniciativat e përbashkëta në të ardhmen, duke përfshirë përpjekjet për të promovuar Shqipërinë në Japoni.



