Vizitë në Universitetin Waseda në Tokio, një institucion me traditë të gjatë akademike, i themeluar në vitin 1882 dhe i njohur veçanërisht për kontributin e tij në fushat e shkencave politike, ekonomike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Gjatë takimit me Prof. Gemma, Zv. President për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe z. Nakano, Drejtor për Angazhimin Ndërkombëtar, Ambasadori Muça diskutoi me të pranishmit mbi rolin afatgjatë të universitetit në zhvillimin e shoqërisë japoneze, si edhe prezantoi një tablo informuese mbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet me Japoninë.
Biseda u përqendrua në forcimin e dialogut akademik dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim institucional në të ardhmen.



