Prej vitesh Pal Pepkolaj ka ndërtuar jetën e tij në Japoni. Së bashku me familjen, ai ka mikpritur me bujari shqiptare miq dhe bashkëkombas shqiptarë, të cilët jetojnë në Japoni, duke ofruar kontribut në forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit dhe kultivuar traditat tona të bukura. Ndërkohë, lidhja me Atdheun dhe familjarët atje vijon të jetë e fortë, shoqëruar nga vizitat e vazhdueshme. Kënaqësi bashkëbisedimi me mikpritësit dhe Prof. Dodbibën rreth eksperiencave në Tokio, përfshirë aktivitetin komunitar dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm në vijim.



