Takimet me mikun tim të vyer, Ambasadorin e Kosovës Sabri Kiçmari, janë vëllazërore, të vazhdueshme dhe të dobishme, ashtu si edhe bashkëpunimi ndërmjet dy misioneve tona. Gjatë mikpritjes në Ambasadë, uruam përzemërsisht Kolonel Beton Retkocerin për suksese në detyrën e Atasheut të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Japoni.



