Më 20 shkurt, Z. Erlind Sulo, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë zhvilloi takime në Ministrinë e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit të Japonisë, ku pati diskutime me z. Toshimasa Kawasaki, Këshilltar në MLIT në Byronë e Politikave të Departamentit të Projekteve Ndërkombëtare të Transportit dhe z. Tachi Kenichiro, Drejtor i Projekteve të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Inxhinierimit të Infrastrukturës në Byronë e Politikave të MLIT. Nga pala shqiptare, të pranishëm ishin edhe Ambasadori Ermal Muça dhe drejtori i Autoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu.



