Më 19 shkurt, znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me z. Kei Toyama, Drejtor i Përgjithshëm për Evropën në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori Ermal Muça, u fol për projekte të përbashkëta në të ardhmen me përfshirjen e dy institucioneve.



