Në nderim të 80-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Ambasada e RSH në Tokio organizoi një mbrëmje kulturore në Universitetin e Kombeve të Bashkuara.
Të pranishmit, ndër të cilët përfaqësues nga trupi diplomatik, studentë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues të shoqërisë civile, si edhe publiku vendas, patën rastin të vizitonin ekspozitën me foto historike nga Arkivi i Shtetit Shqiptar. Ata ndoqën, gjithashtu, shfaqjen e filmit shqiptar “I dashur armik”, me titra në anglisht, mundësuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Gjatë mbrëmjes, Ambasadori Ermal Muça iu drejtua audiencës përmes një fjale përshëndetëse, ndërsa të pranishmit shkëmbyen përshtypjet e tyre mbi ekspozitën dhe filmin e shfaqur, nën tingujt e muzikës shqiptare.
Prania e grupit shqiptar që po viziton Tokion këto ditë i shtoi larminë aktivitetit.