Konsullata e Përgjithshme shqiptare në Milano njofton se do të jetë e mbyllur ditën e premte, datë 22 nëntor 2024, për nder të festës së Alfabetit Shqiptar.
Kjo datë, tashmë Festë zyrtare në Shqipëri, ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës sonë.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.