Të nderuar mësues të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Itali,
duke ju falënderuar për punën dhe dedikimin tuaj në mësimdhënie, ruajtjen dhe shpërndarjen e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, ju kujtojmë që ju dhe shoqatat apo organizatat shqiptare në Itali duhet të bëni pranë Përfaqësive tona diplomatike kërkesën për tu pajisur me tekstet shkollore për vitin shkollor 2025-2026.
Kategoritë e teksteve shkollore:
• Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare – Niveli I (klasat 1, 2, 3)
• Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare – Niveli II (klasat 4, 5, 6)
Kërkesat duhet të bëhen brenda dhe jo më larg se data 10.03.2025, në adresat e-email zyrtare, sipas afërsisë së rajonit ku ndodheni, në selitë tona diplomatike:
Milano, Romë dhe Bari.
Ju lutemi që bashkë me kërkesën të dërgoni edhe një tabelë të plotësuar me informacionet e mëposhtme:
1. Shteti
2. Qyteti/Rajoni
3. Emri i Kursit/Shkollës
4. Adresa e kursit/shkollës
5. Numri i kurseve/klasave
6. Numri i nxënësve
7. Numri i mësuesve dhe kontaktet e tyre
8. Forma e pagesës për mësuesit (nga shkollat apo mënyrë vullnetarizmi)
9. Vendndodhja e mësimit (në ambiente publike apo të tjera)
10. Shoqata që mbështet kursin/shkollën e gjuhës shqipe
Ju lutemi që kërkesa të bëhet vetëm në një nga tri selitë diplomatike të RSH së Shqipërisë në Itali .
Më poshtë emailet përkatëse:
• consulate.milan@mfa.gov.al
• embassy.rome@mfa.gov.al
• consulate.bari@mfa.gov.al
Ju faleminderit