Në vijim të komunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi projektin e Konsullatave Lëvizëse, ju informojmë se konsujt e Konsullatës së RSH në Milano do të jenë të pranishëm për të mundësuar VETËM aplikimin për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve biometrike, si pasaportat dhe kartat ID, në qytetin Firenze:
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐣a 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐚:
Firenze: 24 – 25 shkurt 2025, Adresa: Sala dei Marmi – Parterre, Piazza della Libertà nr. 12, Firenze (FI).
Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë me banim në këtë qytet dhe rajonin Toscana, të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer rinovimin dhe pajisjen me dokumenta biometrike (pasaportë dhe kartë ID) në datat e mësipërme.
KUJDES!!!
𝐏𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫:
Aplikimet bëhen ekskluzivisht online përmes portalit e-Albania (FALAS), zgjidhni një nga datat e përcaktuara për takimet 24 ose 25 shkurt 2025.
Ju lutemi, kur të plotësoni formularin elektronik online DUHET të zgjidhni si Përfaqësi diplomatike pranë së cilës dëshironi të merrni shërbimin Konsullatën e RSH në Milano.
𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭:
Pasaportë biometrike: 130 €
Kartë ID: 12 €
Pagesat kryhen:
1. me Bankë sipas të dhënave bankare të Konsullatës së RSH në Milano:
Banca Beneficiario:
BANKA UNICREDIT
Intestazione: CONSOLATO GENERALE DELLA REPUBBLICA DI ALBANIA a MILANO
IBAN del beneficiario: IT11X0200801775000102592229
Unicredit Banca C/Corrente 000102592229
Kujdes!!! pagesat e kryera në Bankë duhet ti printoni dhe ti paraqisni dorazi ditën e takimit për rinovim të dokumentave biometrike (pasaportë dhe/ose kartë ID)
Data: 24.02.2025
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢: 10:00-16:00
Data: 25.02.2025
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢: 09:00-16:00
Duhet të keni me vete pasaportat dhe kartat ID si dhe fotokopjet përkatëse.
Për çdo informacion shtesë, kontaktoni Konsullatën e RSH në Milano në adresën e-mail:
consulate.milan@mfa.gov.al
Faleminderit për bashkëpunimin!