DERI NË 30 PRAKTIKA PUNE PËR TË RINJTË PRANË MEPJ NË PERIUDHËN 22 PRILL–25 KORRIK 2025
THIRRJE/FTESË për aplikim për të rinjtë shqiptarë të grup-moshës nga 18-30 VJEÇ, të cilët janë duke ndjekur studimet universitare (Bachelor/Master) ose janë të diplomuar në një prej fushave: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Politike, Gazetari dhe Gjuhësi.
Mundësi shumë e mirë për:
- praktikë mësimore dhe/ose profesionale;
- përfshirje në veprimtari të ndryshme të MEPJ;
- njohje nga afër të fushës së diplomacisë dhe funksionimit të institucionit;
- pajisje me certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga MEPJ në përfundim të programit etj.
Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm, jo më vonë se data 17 PRILL 2025, në adresën e e-email akademia.diplomatike@mfa.gov.al :
- Jetëshkrim (CV);
- Letër motivimi për ndjekjen e praktikës;
- Vërtetim studenti ose diplomë universitare.
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me postë elektronike për procedurat pasuese.
Suksese!