Të dashur bashkëatdhetarë,
me rastin e festës së Pashkëve, një moment reflektimi, dashurie dhe ringjalljeje shpirtërore – ju informojmë se Konsullata e RSH në Milano do të jetë e mbyllur ditën e hënë datë 21 Prill 2025.
Pashkët na kujtojnë vlerat më të larta njerëzore: shpresën, faljen dhe bashkimin me njëri-tjetrin. Urojmë që këto ditë të sjellin paqe në zemrat tuaja dhe gëzim në familjet tuaja.
Gëzuar Pashkët nga zemra!