Ditën e Mërkurë datë 13 Mars 2024, Konsullata e Përgjithshme shqiptare në Milano mirëpriti në vizitë, pranë ambjenteve të saj, studentë të fakultetit Juridik, të “Università Statale degli Studi di Milano”, të shoqëruar nga pedagoge Prof.ssa Alessia Di Pascale e katedrës së të Drejtës Publike italiane dhe ndërkombëtare.
Kjo vizitë u mbajt në kuadër të programit “Migration Law – Current Chellenges for Lawyers” të kësaj katedre ku ndër profesionistët e përzgjedhur të së drejtës së emigrimit nga Prof.ssa Di Pascale, për përmbushjen e këtij programi, ishte dhe roli istitucional i Konsullit si dhe ai i Institucionit diplomatik në tërësi.
Të nderuar që Prof.ssa Di Pascale zgjodhi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano nga shumë Përfaqësi të tjera të akredituara në rajonin e Lombardisë kjo edhe si pasojë e prezencës së studentëve ekselentë shqiptarë në këtê Universitet.