Në vijim të komunikimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi projektin e Konsullatave Lëvizëse, ju informojmë se konsujt e Konsullatës së RSH në Milano do të jenë të pranishëm për të mundësuar VETËM aplikimin për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve biometrike, si pasaportat dhe kartat ID, në qytetin Rimini:
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐣a 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐚:
Rimini: 28 Shkurt, 1 dhe 2 Mars 2025
Adresa: Sala Civica comunale – Via Bidente nr. 1P, Rimini (RN).
Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë me banim në këtë qytet dhe rajonin Emilia – Romagna të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer rinovimin dhe pajisjen me dokumenta biometrike (pasaportë dhe kartë ID) në datat e mësipërme.
KUJDES!!!
𝐏𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫:
Aplikimet bëhen ekskluzivisht online përmes portalit e-Albania (FALAS), zgjidhni një nga datat e përcaktuara për takimet.
Ju lutemi, kur të plotësoni formularin elektronik online DUHET të zgjidhni si Përfaqësi diplomatike pranë së cilës dëshironi të merrni shërbimin Konsullatën e RSH në Milano.
𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭:
Pasaportë biometrike: 130 €
Kartë ID: 12 €
Pagesat kryhen:
Banca Beneficiario: BANCOPOSTA
Beneficiario: Consolato Generale della Repubblica d’Albania a Milano.
IBAN del beneficiario: IT33K0760101600000091470054
Codice BIC Swift: BPPIITRR
Kujdes!!! pagesat duhet ti kryeni në Postë në llogarinë më sipër dhe DUHET me patjetër ti printoni dhe ti paraqisni dorazi ditën e takimit për rinovim të dokumentave biometrike (pasaportë dhe/ose kartë ID)
Data: 28.02.2025
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢: 15:00-17:00
Data: 01.03.2025
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢: 09:00-16:00
Data: 02.03.2025
𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢: 09:00-16:00
Duhet të keni me vete pasaportat dhe kartat ID si dhe fotokopjet përkatëse.
Për çdo informacion shtesë, kontaktoni Konsullatën e RSH në Milano në adresën e-mail:
consulate.milan@mfa.gov.al
Faleminderit për bashkëpunimin!