𝗚𝗷𝗶𝘁𝗵𝗰̧𝗸𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗶𝗻𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻𝗶 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗘𝗥:
Informacion me Shumë Rëndësi – Shpërndajeni për të lehtësuar regjistrimin e miqve dhe të afërmve tuaj jashtë vendit!
1. Duhet të bëni gati letërnjoftimin, ose pasaportën tuaj të lëshuar nga shteti shqiptar. Sipas rastit, njërin prej këtyre dokumenteve do të duhet ta ngarkoni në PER.
2. Duhet të bëni gati një dokument i cili përmban adresën që ju do të deklaroni gjatë procesit të regjistrimit në PER. Adresa që ju do të deklaroni në PER duhet të jetë e njëjtë me atë që përmban ky dokument.
Dokumenti duhet të jetë në emrin tuaj. Ky dokument duhet të ngarkohet në rubrikën përkatëse në PER.
Kujdes! Nëse dokumenti i adresës përmban disa faqe, apo anë, sigurohuni që të ngarkoni faqen, apo anën e dokumentit e cila përmban adresën dhe emrin tuaj.
3. Letërnjoftimi apo pasaporta shqiptare nuk mund të shërbejë si dokument provues i adresës të vendqendrimit tuaj në shtetin përkatës!
4. Nëse dokumenti i adresës nuk është në emrin tuaj, por është në emër të një familjari tuaj, atëherë ju mund ta ngarkoni këtë dokument, por bashkë me të duhet të ngarkoni edhe certifikatën familjare, ose një dokument tjetër që tregon që ju banoni në të njëjtën adresë me atë të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës.
5. Nëse regjistrimin do ta kryeni nëpërmjet aplikacionit KQZ nga telefoni juaj smart, sigurohuni që ky aplikacion të aksesojë kamerën e telefonit.
6. Të keni një numër celulari ose adresë e-mail të vlefshëm. Nuk ka rëndësi se i kujt shteti është numri i celularit.
Në rastin kur në PER ngarkoni një adresë e-mail dhe nuk merrni përgjigje nga KQZ, kontrolloni në “Spam”, ose “Junk”.
Për më shumë, përpara se të filloni regjistrimin në PER, konsultoni rubrikën NDIHMË, të cilën e gjeni sapo hyni në PER, sipër në krahun e djathtë të faqes së parë të PER.
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/474912872_1071180245054666_7029492354649085782_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/foto-1.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/475270630_1071180188388005_3388744974531294017_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/475165048_1071180221721335_4397064308358563529_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/475289866_1071180155054675_6311262972016936062_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/474912871_1071180181721339_1450650078554598514_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/475526359_1071180211721336_3818901463801253350_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/475310447_1071180238388000_6025726437731484760_n.jpg)
![](https://ambasadat.gov.al/milan/wp-content/uploads/sites/50/2025/02/474912872_1071180245054666_7029492354649085782_n.jpg)