Në mbështetje të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe për të përmbushur kërkesat e tyre, njoftojmë se të gjitha Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore që ofrojnë shërbimin e pajisjes me dokumente biometrike (pasaporta apo karta ID) do të jenë të hapura edhe ditëve të shtuna, duke filluar nga data 8 shkurt 2025 deri më 31 korrik 2025.
Orari i ofrimit të shërbimeve do të jete nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Sqarojmë gjithashtu se, Aktet Normative për shtyrjen e afatit të vlefshmerisë së dokumenteve
aktuale, vlejnë vetëm për mundësinë e kryerjes së votimit nga qytetarët deri me date 11 Maj 2025.
Shtyrja e afatit nuk vlen për:
a. Udhëtime;
b. Shërbime konsullore;
c. Apo procedura të tjera në të cilën kërkohet dokument identifikimi i vlefshëm.
Aplikimet për rinovimin e dokumentëve biometrikë kryhen si gjithmonë përmes portalit www. e-albania.al
Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Konsullatën e RSH në Milano në adresën e-mail zyrtare:
consulate.milan@mfa.gov.al