Aktualisht nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano dhe Oficerja për Diasporën Znj. Luljeta Cobanaj, tekstet mësimore i janë shpërndarë shkollës Tradita Shqiptare në Como, Znj. Esmeralda Bicaku Zhupani, shkollës së gjuhës shqipe në Bolzano e Brunico, shoqatave shqiptare në Asti Centro Artistico e Culturale albanese “Margarita Xhepa”, Shkolla Shqipe Riva Del Garda, Shkolla Shqipe Ura, Novara, Shkolla shqipe – “Scanderbeg Parma” – Itali, shkollës së gjuhës shqipe Trento e së shpejti dhe në qytetet e Brescia dhe Padova si dhe në të gjithë rajonin Veneto.
Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit, shoqatat dhe gjithë vullnetarëve që me pasionin dhe përkushtimin e tyre bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti madhor për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe vlerave të kombit tonë dhe përcjelljen e tyre brezave të rinj në diasporë.
Newsroom
Vazhdon me sukses shpërndarja e teksteve shkollore për klasat dhe shkollat e gjuhës shqipe në rajonet e Italisë së veriut