Në Parlamentin Bavarez Konsullja e Përgjithshme Gentiana Mburimi, mbajti një takim me nënkryetarin e Parlamentit, z. Markus Rinderspracher. Pas pritjes së ngrohtë, diskutuam për disa tema, bashkëpunimin ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë, ekonominë, kulturën, arsimin, energjinë, mundësi specifike për të thelluar bashkëpunimin dhe mbështetjen dhe sigurisht për aktivitetin dhe sukseset e komunitetit shqiptar ne Bavari.
Newsroom
Takimi i Konsulles së Përgjithshme Znj. Gentiana Mburimi me nënkryetarin e Parlamentit, z. Markus Rinderspracher