Me ftesë të Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë Gentiana Mburimi së bashku me konsullin Ardit Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Sali Çekaj – komandant i parë i bërthamave të para të UÇK-së.
Në këtë aktivitet të rëndesishem me moderim të Fatbardha Nikçit, i ftuar special ishte edhe gazetari i mirënjohur dhe veprimtari Marin Mema, si dhe Eduard Abazi, kolonel, instruktor i dy grupeve guerile (1991), Skender Hasangjekaj, nënkolonel, Komandant në Koshare, Deli Balidemaj, deputet në Bavari, Familja Çekaj, Shoqata, përfaqësues partish politike e shumë të tjerë.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në fjalën e saj znj Mburimi theksoi ndër të tjera se Sali Çekaj “Veterani” me bashkëluftëtaret e tij do t’u shërbejë si udhërëfyes i fuqishëm gjeneratave për të mësuar jo vetëm se si punohet dhe luftohet për atdhe por edhe se si duhet ai.
Gazetari Marin Mema u vlerësua me mirënjohje nga kjo shoqatë për punën dhe kontributin e tij në mbeshtetje të cështjes kombëtare.



