Në vijim të vizitës në Bavari, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ishte i ftuari i nderit nga qeveria e Bavarisë, për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një personalitet i shquar, adreson temën e Europes. Festivali i Herenchiemsee, një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme dhe prestigjioze në Bavari, zhvillohet në ambientet madhështore të Pallatit Herenchiemsee, një monument historik që së fundmi është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sjell në qendër të vëmendjes muzikën klasike dhe artin, duke bashkuar artistë të njohur ndërkombëtarë dhe personalitete të shquara nga fusha të ndryshme.
Shumë të lumtur për përjetimin e kesaj ngjarje unike edhe me disa nga përfaqësuesit e diaspores shqiptare ne Bavari, dhe kolege të Konsullatave të Përgjithshme në Mynih, të cilet u ftuan për herë të pare në këtë event, në nder të Kryeministrit Rama, nga z. Eric Beisswenger, Ministër Shteti për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Bavarisë!
Faleminderit Bavari!





