Në qytetin e Shkodrës, u mbajt Seminari XVIII Mbarëkombëtar, 4-ditor, i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, me pjesëmarrjen e 250 mësuesëve të gjuhës dhe kulturës shqiptare nga më shumë se 20 vende të botës.
Ky seminar organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës.
Aktivitetin e përshëndetën me fjalët e tyre: Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës
Për të 18-in vit radhazi, mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e mërgatë bëhen bashkë me qëllimin për të ndarë përvoja, për të diskutuar sfida dhe problematika, për të forcuar organizimin dhe rritur cilësinë e mësimdhënies në diasporë përmes platformave digjitale.
Tepër të lumtur për pjesëmarrjen në këtë seminar të rëndësishëm të dy mësueseve të gjuhës shqipe në Bavari, znj. Valbona Roqi dhe znj. Irma Koka.
Gjithmonë të përkushtuara në detyrën e tyre fisnike, gjithnjë të gatshme për të përvetësuar përvoja të reja, ato përfaqësojnë një shembull të shkëlqyer të mësimdhënies. Së bashku me kolegët e tyre në të gjithë Bavarinë, bëjnë një punë të palodhur në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës dhe traditës shqiptare ndër breza.





