Përkushtim i misionarëve të shkollës shqipe nuk ndalin punën e tyre, duke i dhënë shpirt dhe energji pozitive mërgatës shqiptare, me moto: pa ruajtjen e gjuhës amtare nuk do të kemi as fëmijë të shëndetshëm në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar!
Në emër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) i pranishëm ishte nënkryetari i LAPSh-it Xhymshit Tafa, koordinatori regjional për Franken, Selim Hoti dhe kryetari i Këshillit të Prindërve për Nyrnberg Armend Ismaili. E ftuar dhe pjesëmarrëse ishte edhe drejtoresha e shkollës Brentwoodstraße 37, 91154 Roth, Fr. Buchholz, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi nxënësit për vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Përveç prindërve, nxënësve dhe bashkëkombësve i pranishëm ishte edhe konsulli Refik Golli i cili siguroi për mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih, veçanërisht në dhurimin së shpejti të bazës materiale, tekstet shkollore, etj.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe mësuesja e shkollës shqipe në Nürnberg Lume Daci Hoti, mësuesja e Neumarkt -it Antigona Kelmendi dhe mësuesja e re e shkollës së Roth-it Gyneta Neziri, e përshëndeti këshillin organizativ dhe nxënësve ju uroi mirëseardhje në shkollën shqipe, ku mësimin do ta vijojnë gjithsej 22 nxënës.
Drejtimin e ketij takimi e bëri Selim Hoti, i cili në fillim të fjalës së tij tha: “ vetëm në këtë mënyrë, me hapjen e klasave ruhet identiteti kombëtar”. Nënkryetari i LAPSh-it Xhymshit Tafaj foli rreth organizimit të mësimit plotësues në gjuhës shqipe në Republikën e Bavarisë dhe për funksionimin dhe përkushtimin që kanë anëtarët e saj, po ashtu ai theksoi se kjo hapje e klases shkollore në Bavari është pika e 34-të.
Për kontributin e dhënë për hapjen e kësaj klase u përshëndeten aktivistët Fatmir Qufaj dhe Sefer Alushaj. Kurse në gjuhën gjermane foli Armend Ismaili, i cili shpjegoj rreth ecurisë së organizimit dhe aprovimit te vendimit për mësimin plotësues. Me mirëkuptimin dhe ndihmën e Schulamt dhe Landratsamt të qytetit të Roth u bë aprovimi i këtij projekti i shumëpritur nga komuniteti ynë shqiptar. Falenderime te vecanta edhe per drejtoreshën Fr. Buchholz e cila mundësoi sigurimin e klasës.