Mirëpritëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë aktivitetin inaugurues “Shqiptarët në IT” organizuar nga z. Daniel Kazani, Themelues i Softup Technologies dhe znj. Selma Delija-Röhm, themeluese e Alcognition. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i një komuniteti profesional për shqiptarët që punojnë në sektorin e IT.
Me nje pjesëmarrje të gjërë, profesionistët e fushës së IT-së që jetojnë në Bavari, patën mundësi të shkëmbejnë njohuritë, si dhe të hedhin themelet e rrjetëzimit në këtë në këtë drejtim.
Konsullja e Përgjithshme, znj. Gentiana Mburimi, përshëndeti aktivitetin, duke dhënë në të njëjtën kohë informacionet më të fundit mbi procedura konsullore në interes të audiencës si dhe siguroi mbeshtetjen edhe në të ardhmen te formateve të tilla.