Për nder të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih organizoi një pritje /koncert.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri për Europën i Bavarise, Prokurori i Përgjithshëm, Sekretari i Shtetit për Çështjet Ekonomike, autoritete vendase, Krerë të Misioneve Konsullore, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile, miq të Shqipërisë. Kënaqësi e veçantë ishte pjesëmarrja e gjerë e komunitetit shqiptar që jeton në Bavari dhe Baden-Württemberg. Një festë me mbi 260 pjesëmarrës.
Të pranishmit i përshëndetën,
Znj.Gentiana Mburimi, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Mynih,
Zv.Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Silda Anagnosti Cepe,
Z.Erik Beißwenger, Ministër për Europën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bavarisë.
Në aktivitet performuan 6 violinistë të kombësive të ndryshme, studentë të profesor Rudens Turku, si dhe grupi i valleve të Shoqatës Iliria në Mynih.
Aktori i mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare Nik Xhelilaj, gazetarja Jonida Alickolli, kampioni Ismail Keta, pasuruan këtë aktivitet të rëndësishëm.
Familja Jashari u përfaqësua nga Baca Rifat Jashari, në këtë ditë historike, kujtojmë ditëlindjen e heroit Adem Jashari.
Mbrëmja u moderua mjeshtërisht nga znj.Nevila Saja me mbështetjen e znj. Anila Xhani, dy profesionistë, aktivistë të çështjeve kombëtare.
Një falënderim i veçantë znj.Lozana Ndreu Ibra dhe gjithë stafit të Konsullatës për punën dhe përkushtimin.