Me ftesë të Shoqatës së Studentëve dhe Akademikëve Shqiptarë ne Shtutgart, Konsullja e Pergjithshme e Republikes së Shqiperisë në Mynih Gentiana Mburimi, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga kjo shoqatë, në qytetin e Stutgartit, në shenim të ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Pjesë e aktivitetit ishte shfaqja e dokumentarit mbresëlënës PAS LUFTËS. Është një histori prekëse dhe thellësisht njerëzore që na tregon sfidat e ndryshme me të cilat duhej të përballeshin të prekurit.
Krahas filmit, u shfaq ekspozita që nxirrte në pah fusha të ndryshme të jetës pas luftës.
Një tjetër moment i veçantë ishte vizita e regjisores, Birgitte Stærmose, e cila mberriti nga Danimarka, dhe një prej aktoreve, Xhavahire Abdullahu.
Aktiviteti u përshëndet nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë Gentiana Mburimi si dhe Udhëheqësi i Konsullates së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stutgart Hamdi Berbatovci.
Krenarë për punën dhe pasionin e të rinjve dhe të lumtur që bashkëpunimi ynë do të vijojë me projekte në dobi te promovimit të kulturës dhe traditave shqiptare.