Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor anëtarët e Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ne Bavari (LAPSH), vizituan sot Konsullatën, ku morën dhe tekstet shkollore “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”, niveli I dhe i II, dhuratë e qeverisë shqiptare.
Librat do t’u shërbejnë nxënësve të 35 klasave në Bavari.
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqiperise në Mynih, znj. Gentiana Mburimi së bashku me Konsullin e Përgjithshem të Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura, falënderuan LAPSH dhe nëpërmjet tyre të gjithë mesuesit e gjuhës shqipe për punën dhe perkushtimin e tyre, si dhe i siguruan ata për mbështetjen e vazhdueshme.