Konsullja e Përgjithshme, znj. Gentiana Mburimi, mori pjesë në pritjen e mbajtur në Bashkinë e Qytetit te Mynihut (Altes Rathaus) me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Asamblesë së Emigrantëve të Komunës së Mynihut.
Një aktivitet i suksesshëm, me mundësi bisedash me anëtarët e këshillit me seli në Mynih, qytetarët tanë në Asamblenë e Emigrantëve të Mynihut dhe miqtë e huaj me kombësi të ndryshme.
Si përfaqësues i interesave të migrantëve në Mynih, ky këshill është i përkushtuar për barazinë politike, ligjore, sociale dhe kulturore të qytetarëve të Mynihut si dhe promovon projekte në sektorët kulturorë dhe sportivë dhe në këtë mënyrë edhe dialogun ndërmjet kulturave të ndryshme si dhe ndikon në formësimin e politikave lokale ndaj migrantëve në qytetin e Mynihut.
Anëtarët e këtij këshilli vijnë nga lista politike, nga nacionalitete të ndryshme, ndër ta edhe shqiptarë, që me punën e angazhimin e tyre bëjnë që zëri dhe interesat e migrantëve të dëgjohen e mbrohen në Mynih.