Rrjeti i klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari është zgjeruar me hapjen e një klase të re në qytetin e Bambergut.
Falë punës së palodhur dhe përkushtimit të Shoqatës “Iliria Bamberg”, si dhe kontributit të çmuar të aktivistëve të kësaj çështjeje si Armend Ismaili, Xhymshit Tafa dhe Selim Hoti, në bashkëpunim me kryesinë e LAPSH ( Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), kjo klasë u inaugurua me sukses.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë Gentiana Mburimi, përfaqësuesi i autoriteteve gjermane Wolfgang Metzger, Kryetari i Bashkisë së Bambergut.
Fëmijët u pajisën me tekste shkollore të mundësuara nga Ministria per Euopën dhe Punët e Jashtme te Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Tekstet e unifikuara të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, u siguruan nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.
Falënderime të veçanta për:
• Kastriot Spahiu, Kryetar i „ILLYRIAN“ Bamberg e.V.
• Luxhejna Avdiu, Anëtare e kryesisë së „ILLYRIAN“ Bamberg e.V.
• Mursel Islami, Anëtar i kryesisë së „ILLYRIAN“ Bamberg e.V.
• Armend Ismajli, Përfaqësues i LALE
• Grupi i valltarëve të „ILLYRIAN“ Bamberg e.V.
si dhe mësueses së dedikuar, Marsela Rrushi.




