NJOFTIM: Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ➡️ 22 SHKURT 2025, se këto dokumenta kanë mbërritur. Dokumentat biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën gjatë procesit të aplikimit në konsullatë.
Orari i shperndarjes është nga e hëna në të enjte 09:30 – 14:30 dhe të premte 09:30 – 12:30 në çdo ditë pune për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu.
⚠️ RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️ KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit.