POZICIONI : OPERATOR I PERPUNIMIT TE DOKUMENTAVE BIOMETRIKE NË KONSULLATËN E REPUBLIKES SE SHQIPERISË NË MYNIH
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi rinovimi) me një periudhë prove prej 3 muajsh.
Data e aplikimit: 9 prill deri më 17 prill 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kryen procedurat e aplikimit për dokumentet biometrikë (pasaporte dhe karte identiteti), si dhe pergatit çdo praktikë të nevojshme lidhur me këtë proçes,
Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja:
• Të jetë me qëndrim të rregullt në shtetin Gjerman;
• Të ketë domosdoshmerisht njohuri të gjuhës shqipe, dhe njohuri te gjuhës gjermane ose gjuhës angleze;
• Aftësi për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit;
• Të ketë integritet të lartë ne punë, aftësi vet-organizimi dhe pune në ekip;
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet të dërgojnë këto dokumente:
1) CV;
2) Letër motivuese;
3) Kopje e letërnjoftimit;
4) Kopjet e diplomës;
5) Dëshmi qe nuk është nën hetim nga autoritetet e drejtësisë te vendit ku banon;
Dokumentet duhet të dërgohen në emailin e Konsullatës së Përgjithshme së Republikës së Shqipërisë në Mynih: consulate.munich@mfa.gov.al ose me postë/fizikisht në adresën Albert-Schweitzer-Strasse 62, 81735 München, deri në datën 17 prill 2025.