Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë hapjen e klasës së 33-të mësimit të gjuhës shqipe në qytetin e Augsburgut, Bavari!
Ky projekt u realizua falë kontributit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, (LAPSH) me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme së Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.
Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit që të bashkohen dhe të ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë të pasur.