Një moment i veçantë në historinë e Oktoberfest, festës më të madhe popullore në botë, e cila zhvillohet që prej vitit 1810.
Rreth 9,000 pjesëmarrës nga shoqatat e kostumeve tradicionale nga Bavaria dhe e gjithë Evropa marrin pjesë në 60 grupe, të veshur me kostume historike dhe tradicionale që janë mbresëlënëse në mënyrën e tyre unike.
Sot për herë të parë në historinë e Oktoberfestit, kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në paradën madhështore të Trachten- und Schützenzug.
Ky moment historik u bë i mundur falë përkushtimit të shoqatës “Iliria München”, me nje aktivitet 25 vjecar ne mbrojtje e kultures dhe traditave shqiptare ne Bavari.
Me mbeshtetjen e Ministrise për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërise, u bë e mundur që grupin përfaqësues prej 40 anëtarësh me veshje nga të gjitha trevat shqiptare, ta udhëheqë Xhubleta.
Xhubleta nuk është thjesht një veshje, por një vlerë 4000 vjecare e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, e njohur nga UNESCO si simbol i reziliencës dhe identitetit tonë ndër shekuj.
Nën flamurin e Shqipërisë parakaloi me veshjen e grave te jugut Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih. Krah flamurit të Kosoves parakaloi Konsulli i Përgjithshëm i Rëpublikës së Kosovës.
Parada përfshiu rrugët kryesore të qytetit, një parakalim prej 7 km, që ndiqet nga rreth 6 milion vizitorë, të mbërritur nga të gjitha shtetet e botës, si dhe mijëra shikues në transmetimet live televizive.
Falenderime të përzemerta Shoqatës Iliria dhe të gjithë të rinjve e të rejave që mbajtën me dinjitet të veshura pasuritë tona kombëtare.






