Të nderuar mësues të gjuhës shqipe në diasporë !
Në këtë ditë të shënuar, Dita e Mësuesit, ju shprehim falenderimet më të sinqerta për punën e jashtëzakonshme që bëni për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Angazhimi juaj i palodhur për të mësuar dhe për të edukuar breza të rinj është një dhuratë e paçmuar për komunitetet shqiptare jashtë atdheut.
Edhe pse larg vendlindjes, ju jeni ata që ndihmoni që gjuha shqipe të jetojë dhe të rritet çdo ditë. Përkushtimi dhe dashuria juaj për mësimdhënien na frymëzon dhe na motivon. Jeni heronjtë që mbani gjallë identitetin tonë dhe që e bëni botën më të pasur me kulturën dhe historinë shqiptare.
Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe lumturi!
Gëzuar Ditën e Mësuesit!




