E hapëm siparin e festimeve të Festës së Flamurit me akitivitetin e organizuar nga Shoqata Kulturore Humanitare Iliria në Passau të Landit të Bavarisë.
Konsullja e Përgjithshme, znj. Gentiana Mburimi, Kryesia e LAPSH, aktivistë e qindra anëtarë të diasporës ndoqën koncertin e nxënësve të klasave të gjuhës shqipe në Passau, Vilshofen dhe Pocking, si dhe nga vallëtarët e shoqatës Jehona nga Pocking.
Për nder të kësaj dite të rëndësishme për të gjithë shqiptarët anembanë botës, kryesia e kësaj shoqate nderoi me mirënjohje aktivistët dhe mbeshtetësit e saj si dhe Kryetarin e LAPSH, z. Milazim Ukaj e nëpërmjet tij të gjitha mësueset e gjuhës shqipe në Landin e Bavarisë.