Shënuam ditën e pavarësisë së Kosovës në një aktivitet te shkëlqyer organizuar nga Shoqata Kulturore Iliria Munchen.
Në aktivitetin e saj 25 vjeçar, kjo shoqatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare në brezat e rinj.
Falenderues per punën e palodhur të Laurës, Shpëtimit, Gazmendit, Blerimit e shumë e shumë aktivistëve të tjerë.
Pafund të lumtur me lajmin e gëzueshëm që Laura ndau me ne në këtë event të rëndësishem : falë punës, seriozitetit dhe vendit të rëndësishëm që kjo shoqatë zë ne jetën kulturore të Landit të Bavarisë, ka bërë të mundur te realizojë praninë e veshjeve tradicionale shqiptare në paradën tradicionale të Oktoberfest, aktivitetit më të rëndësishëm bavarez e që mbledh miliona vizitorë nga e gjithë bota.
Sigurojmë mbështetjen e plote të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku do të prezantohet Xhubleta, si dukuri e rrallë shqiptare mbi 4000-vjeçare, tashmë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore, mbrojtur nga UNESCO.