Ministrit i Shtetit për Ekonomi, Zhvillim të Vendit dhe Energji Z. Hubert Aiwanger dha një darkë pune për Trupën Konsullore të akredituar në Bavari, ku mori pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e RSH-së në Mynih, znj. Gentiana Mburimi.
Mbajtja, thellimi dhe zgjerimi i kontakteve dhe marrëdhënieve të mira me institucionet bavareze e të huaja është pjesë e rëndësishme e punës, dhe mbrëmja ofroi mundësi për takime, biseda e shkëmbime idesh.
Nje bashkëbisedim mjaft i vyer edhe me zv. Ministrin e kësaj Ministrie z. Tobias Gotthardt MdL – Freie Wähler, me të cilin diskutuam mbi projektet e përbashkëta si dhe për javën e Shqipërisë që do të mbahet së shpejti në Universitetin e Regesburgut.