Njohja reciproke e lejeve të drejtimit në Gjermani dhe Shqipëri
Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022
Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, und të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.
Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).
Rregullorja e re në detaje:
Me një ndryshim të fundit ligjor (Rregullorja e 15-të për Ndryshimin e Rregullores së Lejeve të Drejtimit (FeV) dhe Rregullave të tjera të Qarkullimit Rrugor), tashmë qytetarëve dhe qytetareve shqiptare u hapet rruga për të konvertuar në të ardhmen në leje gjermane drejtimi, pa pasur nevojë për test, lejet shqiptare të klasave A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2 D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), dhe të klasës AM pas kalimit të një testi Praktik.
Rregullat për konvertimin e lejeve të drejtimit nga Republika e Shqipërisë hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022. Megjithatë, landeve federale përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve për lejet e drejtimit u është rekomanduar që të fillojnë që tani të veprojnë në përputhje me këto rregulla. Përgjegjëse për konvertimin janë autoritetet e lejeve të drejtimit (Führerscheinstelle) në vendbanimin e aplikuesve.
Rregullorja e re vlen për:
Zotëruesit e një lejeje drejtimi të lëshuar pas datës 24.01.2017 nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri, të cilët janë me vendbanim në Gjermani (qëndrim prej jo më pak se 185 ditë në vit)
Zotëruesit e një lejeje qëndrimi të lëshuar para datës 24.01.2017 nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri, me vendbanim në Gjermani para datës 24.01.2017, mund të kërkojnë informacion nëpërmjet Zyrës Federale për Mjetet e Transportit (KBA) nga autoriteti përgjegjës në Shqipëri në lidhje me posedimin dhe vlefshmërinë e lejes së drejtimit.
Zotëruesit e një lejeje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse në Republikën Federale të Gjermanisë, të cilët janë me vendbanim në Republikën e Shqipërisë (qëndrim prej jo më pak se 185 ditë për vit kalendarik).