Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës morëm pjesë në edicionin e parë të “Festivalit të ushqimit shqiptar – Drini fest”, që u mbajt në ambientet e Drini Market, Augsburg.
Falenderime per pronarët dhe organizatoret e eventit, Fitim Thaqi dhe Faton Seferi, që jo vetëm sjellin një copëz Shqipëri dhe Kosovë, nëpërmjet produkteve që tregtojnë në marketet e tyre, por kujdesen të mbajnë gjallë dhe traditat e zakonet tona.