Një mbrëmje festive dhe plot atmosferë në Bayerischer Hof, Mynih! Përveç përfaqësuesve diplomatikë dhe personaliteteve bavareze, i ftuar i nderit ishte Ministri për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, z. Eric Beißwenger, i cili vlerësoi angazhimin e konsujve dhe bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë bavareze.
Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore, Dr. Wolfgang Wiedmann, dhe dekani i saj, z. Gábor Tordai-Lejkó, përshëndetën të pranishmit në emër të të gjithë kolegëve dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm.
Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Gentiana Mburimi.
Atmosferën e gjallë e pasuruan mini-kuzhinierët @europa_minikoeche dhe tingujt e të rinjve alpinë, vëllezërve Strasser nga Riedering!





