U mbajt në Mynih Nata gala e yjeve të boksit profesional e organizuar nga “Hazrolli Sport & Performance” me drejtues z.Burim Hazrolli .
Në këtë event morëm pjesë së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve bavareze e misioneve të huaja si dhe me shumë bashkatdhetarë.
Disa nga bokserët që u ngjitën në ring ishin Shefat Isufi, Jurgen Uldedaj, Emre Cukur, Egor Velikovskyi, Howik Bebraham, Simon Riedl, Damir Beljo, Dimitar Tilev dhe Kakande Muzamiru etj.
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj pas 10 raundeve me Beljos, u shpall fitues duke marrë titullin ‘WBA Continental Europian.