Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall, në Garmish, festoi diplomimin e Programit të 82-të për Studimet e Aplikuara të Sigurisë.
Gjatë nëntë javëve të fundit, 94 pjesëmarrës nga 52 vende u angazhuan në një program intensiv të fokusuar në temën “Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla në një epokë të konkurrencës strategjike dhe polikrize”.
Ambasadorja Michele Taylor, Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbajti fjalimin kryesor të diplomimit.
Drejtori i qendrës Gjeneral Major Barre Seguin në fjalën e tij, referuar edhe vizitës së para pak ditëve në Tiranë, solli shembullin pozitiv te Shqipërisë për lidhjet me Qendrën si dhe rrjetëzimin dhe angazhimin ne administratën e lartë shtetërore të dhjetra e dhjetra zyrtarëve të diplomuar nga kjo Qendër.
Konsullja e Pergjithshme Gentiana Mburimi, mori pjesë në këtë aktivitet ku u diplomuan dhe dy zyrtarët shqiptarë pjesëmarrës në këtë kurs.