Ariel Merkuri, balerin solist në Baletin Shtetëror të Bavarisë, ka dhuruar një performancë mbresëlënëse me shfaqjen “Onegin” në Mynih. Talentit dhe përkushtimit të tij i janë përgjigjur duartrokitjet e pafundme të publikut, duke e rikthyer në skenë herë pas here. Një arritje që na mbush me krenari për këtë artist të ri shqiptar!