Mbrëmë në Operën dhe Baletin Shtetëtor Bavarez të mrekulluar me talentet e dy shqiptarëve, Angjelin Preljocajt dhe Ariel Mërkurit.
Arieli, balerin solist me trupën e Baletit Shtetëtor Bavarez, është një nga protagonistët në baletin “Le Parc” të Prejlocajt, krijuar qysh në vitin 1994 për Operan e Parisit dhe që njihet për duetin e tij final “Puthja fluturuese”. Një vështrim i mprehtë mbi traditat dhe rregullat për dashurinë dhe jetën, baleti i Preljocajt luan me elementet koreografike të klasikes dhe bashkëkohores, me tundimin dhe përkushtimin, me kostumografinë rokoko dhe veshjet e ajrosura dhe të lehta, nën tingujt orkestralë të Mozartit dhe peizazheve zanore të Goran Vojvodës.
Kënaqësi të shohësh Arielin në skenë tek luan këtë balet të mrekullueshëm ideuar nga Preljocaj.
Krenarë për artistët shqiptarë.


