Sot me Ledio Halën, diskutuam për lektoratin e shqipes në Universitetin e Regensburgut njësia e dytë e vetme në gjithë Gjermaninë, pas katedrës së Mynihut. Në takim folëm për javën shqiptare që do realizohet në datat 13-17 maj në Regensburg si dhe për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta me konsullatën shqiptare lidhur me folësit e origjinës (heritage speakers). Temë bisedimi ishte dhe ofrimi i praktikave në konsullatë, të studentëve që marrin pjesë në kurset e shqipes. Bavaria ofron mundësitë më të mira për zhvillimin dhe përfaqësimin e gjuhës shqipe në Gjermani, për arsye se dy njësitë universitare të shqipes gjenden këtu!
Newsroom
Takim me lektorin e gjuhes shqipe ne Universitetin e Regensburgut